|
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKT
SËRBOALBANOPOLIS – ALBANOSËRBOPOLIS*, ©copyright, të gjitha të drejtat i mban autori Vojislav D. Deviq
AUTOR I PROJEKTIT VOJISLAV D. DEVIQ, NOVI SAD, SËRBI
NOVI SAD, 1991 – 2007
1. VËREJTJE INTRODUKTIVE Thirrja për pjesëmarrje në projektin SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBOPOLIS, QYTET PAJTIMI I SHEKULLIT 21 MIDIS SËRBËVE DHE SHQIPTARËVE i dedikohet: - Si themelues: Sërbisë dhe Shqipërisë, Bashkimit Europian, Federatës Ruse, SHBA- së dhe Kombeve të Bashkuara. Me qëllim që projekti të mos mbetet vetëm si utopi, është e mjaftushme që ta përkrahë, në fillim, vetëm një shtet i Bashkimit Europian, qeverija e një shteti europian, një kishë krishtere, një bashkësi islamike, një mbret ose trashëgimtar i fronit, ose një menaxher-bamirës, i cili do ta përkrahë seriozisht këtë projekt dhe të ndihmojë llobi min në Sërbi, Shqipëri, Bashkimin Europian, SHBA, Federatën Ruse dhe në Kombet e Bashkuara. Teritori i pajtimit medial, ku të realizohet projekti do paraqitet me providencën e Zotit, ndoshta diku në kufirin midis Sërbisë dhe Shqipërisë, ndoshta në luginën e lumit Drini i Bardhë, midis maleve Koritnik dhe Pashtrik. Gjith të tjerat t’ia lëmë Zotit të madh!
Për grupin e iniciativës . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Adresë:
2. VIZIONI, MISIONI DHE QËLLIMET E PROJEKTIT Konfliktet dhe luftrat që tronditin planetën Tokë nuk i nevojiten as Zotit as njeriut por vetëm grupeve të caktuara që nxjerin përfitim nga përleshjet qoftë ekonomikisht qoftë duke mbajtur ose rritur fuqinë e tyre politike, fetare, nacionale ose ushtarake. Çmimi i suksesit dhe “përparimit” të këtyre qëndrave të fuqisë, siç na tregon dhe vërteton gjithmonë historia, shpejt ose vonë përfundojnë si fitorja e Piros dhe fitore vetëshkatëruse, jo vetëm për këto grupe, por sidomos, për popujt e grindur dhe gjithë njerëzimin. Transformimi i energjisë destruktive në energji konstruktive midis popujve të grindur nuk mund të arrihet me asnjë forcë, as me izolim, as në kohë të shkurtër, as në të gjithë teritorin e konfliktit. Nga ana gjeostrategjike Europa ka dy rrugë të mbara për një zhvillim të qëndrushëm stabilizues. Rruga e parë është ajo e Zvicërës që me neutralitetin e saj të jetë balancë midis qëndrave të fuqisë ekonomike dhe politike aziatike dhe amerikane. Për këtë rrugë Europa duhet të bëhet unike. Që të unifikohet dhe të bëhet e bashkuar me gjitha varietetet spirituale, kulturore, natyrore, politike, ekonomike dhe biologjike, ajo duhet të integrojë teritorin e saj më të vjetër, ”Europën e parë”, burimin e artit të shkrimit, urbanizmit dhe komunikimit që kjo është Sërbia, domethënë teritorin që për mileniume të gjata alternativisht ka qënë në çaste e kërcënuar, shkatëruar dhe djegur, në çaste e rregulluar me plan, e kolonizuar dhe ndërtuar nga perandoritë e ndryshme dhe nga fuqit e mëdha. Europa nuk mund të jetë stabile në qoftë se në teritorin e saj, në Ballkan, në një pjesë të Sëbisë, në Kosovë dhe Metohi, të ketë një vatër konflikti i cili, në çdo moment, mund të destabilizohet dhe të shpërthejë luftën me proporcion të gjërë. Konflikti i sotshëm në trojet e Kosovës dhe Metohisë midis Sërbëve dhe Shqiptarëve të cilët kanë ardhur nga Kaukazi, Azerbaxhani i sotëm, nën kontin vizantin Gjergj Maniakun në Sicili në vitin 980 dhe më vonë në vitin 1043 në trojet sërbe, vazhdon me ndërprerje për disa shekuj me radhë dhe nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqësore për deri sa të mos zgjidhet konflikti i intereseve midis popullit sërb dhe atij shqiptar. Dhe në qoftë se janë të sakta teoritë dhe hipotezat se Shqiptarët janë pasardhësit e fiseve ilire autohtone Albanoi (këtë hipotezë që Shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve e hedh plotsisht poshtë fakti se gjuhët e Ilirëve i përkasin bashkësisë gjuhësore kentum) konflikti i interesave midis dy popujve nuk mund të zgjidhet përgjithmonë nga asnjë forcë, nga asnjë bombardim i paktit të NATO-s, nga asnjë focë paqësore të OKB-së, UNMIK-ut, dhe nga asnjë shpallje të një anëshme të pamvarësisë. Këtë konflikt mund ta përfundojnë vetëm shtetet e Sërbisë dhe Shqipërisë me ndihmën e Bashkësisë Europiane, Federatës Ruse, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara. Në këtë kohë kur shqiptarët me çdo kusht, me ndihmën e mentorëve të perëndimit, kërkojnë pamvarësinë e Kosovës dhe Metohisë dhe shkëputjen nga Sërbia amë me qëllim që të realizojnë ëndrat e tyre shekullore për krijimin e Shqipërisë të madhe, shteti i Sërbisë krahas me ofertën për zgjidhjen e autonomisë themelore të mbikëqyrur brënda kufijve të shtetit të Sërbisë duhet, në marrëveshje me Shqipërinë, të paraqesë dhe projektin SËRBOALBANOPOLIS, qytetin e pajtimit midis Sërbëve dhe Shqiptarëve. Me këtë do ti tregojë e vërtetojë qytetarëve të vet, Europës dhe entitetit botëror, ndonse pika e valës dhe trazisë është e lartë, ka mundësi me forca të përbashkëta të organizohet, në fillim në një teritor të kufizuar, bashkëjetesa e përbashkët e dy palëve të futura në grindje besimi, nacioni dhe kulture. Kjo jetesë e përbashkët mund të planifikohet dhe organizohet në një qytet të ri special të themeluar për këtë qëllim. Ky qytet për jetën e përbashkët të Sërbëve dhe Shqiptarëve mund të quhet SËRBOALBANOPOLIS dhe ALBANOSËRBOPOLIS ose thjeshtë QYTET I PAQES. Çfarë duhet të ndodhë midis Sërbëve dhe Shqiptarëve që të ndërpritet grindja, urejtja, vrasjet dhe luftat për primatin se kush është më i vjetër në Ballkan, cili ka më shumë popullsi dhe cilit shteti i përket Kosova dhe Metohija?A na duhet neve një luftë e re ballkanike dhe konflikt europian i cili mund të përhapet në të gjithë planetën?Kush dëshëron që të derdhet gjaku i Sërbëve dhe Shqiptarëve dhe për llogarinë dhe përfitimin e kujt tjetër? A mundet ndonjëherë të bëhet bashkimi i Sërbëve dhe Shqiptarëve? Historia e deritanishme tregon se kjo s’është e mundur. Mendimi i autorit është se bashkimi i Sërbëve dhe Shqiptarëve mundet ose s’mundet të bëhet, por është e nevojshme që ata të takohen dhe të pajtohen dhe pikërisht për këtë pajtim të dy popujve bëhet ky propozim i projektit urbano-paqësor SËRBOALBANOPOLIS në një eksteritor të zgjedhur. Autori dhe grupi iniciativ e vlerëson këtë projekt si një “punë të shekullit” si për Sërbët dhe Shqiptarët ashtu dhe për të gjithë në Europë! Shkurt të themi, projekti SËRBOALBANOPOLIS inaguron mundësinë e jetesës bashkësore të Sërbëve dhe Shqiptarëve në një hapësirë eksteritoriale urbane të planifikuar dhe zgjedhur posaçërisht për aktivitete multifetare dhe multikulturale, i cili jep mundësi për jetesë të përbashkët të kombeve me fe dhe kulturë të ndryshme pa ndryshuar identitetin origjinal. Si vërtetim se ky qytet pajtimi nuk është një kapric ose një avanturë kalimtare Në qoftë se Sërbët dhe Shqiptarët nuk do të kenë projekte me interes të përbashkët sërbo-shqiptar (nuk është e mjaftushme as vetëm decentralizimi i pushtetit dhe prezenca e KFOR-it, UNMIK-ut, NATO paktit, as pamvarësia e kontrolluar, as autonomia esenciale, as autonomia e kontrolluar) atëherë do të hapet kutia e Pandorës me një ciklus të ri lufte, gjaku dhe tmerri jo vetëm në Kosovë dhe Metohi. Më shumë do vuajnë njerzit e pafajshëm Sërbë dhe Shqiptarë. Kush do të ketë leverdi dhe përfitim nga lufta e re Sërbo-shqiptare?
3. LOKALITETI PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT Sipas mendimit të autorit një nga lokalitetet për ndërtimin e SËRBOALBANOPOLIS-it, nga ana gjeopolitike dhe gjeostrategjike, do të ishte ripin kufitar midis Sërbisë dhe Shqipërisë ndoshta afër Prizrenit në luginën e lumit Drini i Bardhë ose në një vënd që do ta caktojnë së bashku Sërbët dhe Shqiptarët, fuqitë e mëdha dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Realizimi i projektit SËRBOALBANOPOLIS-it, për herë të parë në Historinë e këtyre dy popujve do të ndodhë që në një teritor të caktuar neutral të realizohet takimi i barabartë, pajtimi dhe jeta e përbashkët dy kombeve me fe dhe kulturë të ndryshme.
Foto 1. Harta e një pjese të Ballkanit ku posaçërisht akcentohet pozita kufitare
4. KONCEPTI URBANO-ARKITEKTONIK Sipërfaqia totale minimale e tokës që duhet për realizimin e projektit është afro 900 hektarë. Bazën për zgjidhjen urbanistike të SRBOALBANOPOLIS-it, ose QYTETI PAJTIMIT paraqet modeli i OLIMPIJAPOLIS-it*, qyteti i paqes të padhunuar, i cili ka kaluar selekcionin zyrtar në kongresin botëror të urbanistëve në Belfast, në Irlandën Veriore në vitin 1996. (*Prjekti OLIMPIJAPOLIS është shpallur në librin tregjuhësh “ Projektet e tolerancës-mondializmit, ekumenizmit dhe fesë ortdokse“ në botimin e institutit sloven, Novi Sad, 1996, faqe 134-139. ) Koncepti urbano-arkitektonik parashëkon që motivi qëndror dhe nyja e gjithë kompleksit të qytetit do të jetë pallati i pajtimit të Sërbëve dhe Shqiptarëve si dhe kulturat globale dmth. ajo që bashkon njerzit në Tokë, dmth. kultura e shpirtit dhe trupit (aktivitetet sportive dhe kulturore)brënda hapësirës jeshile të parkut të pajtimit. Pallati i Pajtimit (1) i projektuar në përputhje me rolin edulativo-paqësor që i dedikohet. Ay duhet të paraqesë simbiozën e stileve të ndërtimeve sërbe dhe shqiptare ornamentet dhe proporcionet. Përmbajtja e brëndëshme e hapësirave ekspozituse, salla e negociatave, marrëveshjeve dhe aktiviteteve kulturore janë me konditë të programit të historianëve sërbë dhe shqiptarë. Ky program duhet të paraqesë historinë e konfrontimit dhe të bashkëjetesës, luftës dhe paqes midis këtyre dy popujve, projektet destruktive e konstruktive dhe ngjarjet nga ardhja e shqiptarëve me dukën e bizantit Gjergj Maniakun prej Sicilije në trojet sërbe në vitin 1043 deri në ditët e sotme(Shqiptarët kanë ardhur në Sicili rreth vitit 980 nga Kaukazi-Azerbaxhani i sotëm). Qëllimi edukativo-etik i këtij pallati pajtimi dhet të jetë që çdo konflikt të ardhshëm midis Sërbëve dhe Shqiptarëve të shqyrtohet dhe të zgjidhet në vënd, po ashtu gjithkush që kalon nëpër të ta kuptojë me të vërtetë fatalitetin dhe absurditetin e të gjitha luftrave, shkatërimeve dhe konflikteve.
Foto 2. Ide-plan i zoningut ideal SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBO- Në parkun e pajtimi (2) në rrypin jeshil rreth pallatit, planifikohen terene sportive për trajnime dhe ndeshje sportive si dhe një park i vogël i tehnollogjive moderne dhe inovacionet. Në unazën e dytë energjitike dhe shërbimeve komunale (3)planifikohen ndërmarjet publike komunale, dyqanet e artizanatit, kafenetë dhe kolektorët energjitikë (mullinj me erë, kolektorë djelli... ). Në unazën e tretë të banimit, biznisit dhe turizmit (4) planifikohen banesat familjare, shumëfamiljare dhe kolektive për rreth 50000 banorë(gjysmë sërbë gjysmë shqiptarë) me lokale turistike dhe të biznisit. Në unazën e katërt të kulturës dhe fesë (5) planifikohen shtëpi kulture për shoqëritë nacionale kulturore dhe ateljetë e artit si dhe objektet fetare (tempujt dhe varezat;për Sërbët tempull ortodoks dhe për shqiptarët xhamit ëdhe kishat katolike ose kishë ortodokse në qoftë se ka shqiptarë ortodoks). Të gjitha unazat janë të lidhura midis tyre me rrugë automjetesh dhe aleje këmbësore. Hapësira urbane e Sërbëve dhe Shqiptarëve është e ndarë në mënyrë specifike që këto sipërfaqe të përputhen në anë cemtripetale dhe dridhen njëri karshi tjetrit gravitacionalisht.
Foto 3. Koncepti i hapčsirčs pčr ndarjen teritoriale tč pjesës sërbe dhe shqiptare të qytetit dhe ideja e zgjidhjes të trafikut të SËRBOALBANOPOLIS-it Harmonia e bashkëjetesës të Sërbëve dhe Shqiptarëve realizohet me ndihmën e hapësirës urbanistike sipas modelit të shpërndarjes spiralo- balancuese të harmonisë të unazave sferike.
5. ASPEKTET ORGANIZATIVE
-Respektimi i Statutit të SËRBOALBANOPOLISIT(Neni i parë cakton se asnjë
6. VLERAT ORIENTUSETË INVESTIMEVE *
7. BURIMET E FINANCIMIT Projekti parashikon që themeluesit(Sërbia, Shqipëria, Bashkimi Europian, Federata Ruse, SHBA dhe Kombet e Bashkuara) do finansiojnë shpenzimet e blerjes të tokës, ndërtimin e infrastrukturës, pallatit dhe parku të pajtimit, unazës komunale dhe energjitike, unazën e bujqësisë dhe pyjeve, rregullimin e gjithë hapësirave të bashkëta, ndërsa korparatat, donatorët dhe personat privatë do financiojnë ndërtimin e unazës të banesave, biznisit, dhe turizmit të SËRBOALBANOPOLISIT. - Pronarët e tokave(shteti, kisha dhe pronari privat), të cilët do të dhurojnë parcelat e tokës të nevojshme. . . . . . . të cilët do kontribojnë realizimin e projektit dhe do të shënohen për jetë në historiatin e këtij qyteti unik të pajtimit. * Më në fund të nënvizojmë:Me gjithë se shuma e investimit duket e madhe, ajo është më pak se 1 promilë e shumës që harxhohet përvit në botë për armatim dhe luftra.
8. PËRSE PROJEKTI SËRBOALBANOPOLIS – ALBANOSËRBO-POLIS – QYTET I PAQES ËSHTË UNIK NË BOTË DHE FARË E NDRYSHON ATË NGA GJITHË PROJEKTET E TJERA
vënd të ri natyror në teren të pafajshëm pa preokupatë të historisë.
ardhës i parë dhe themelus i qytetit. Të dy popujt konstitutivë, si Sërbët dhe
tij se ay nuk do të jetë as pjesë e Republikës të Sërbisë as pjesë e Republikës të
presion dhe vullnetarisht nënëshkruajnë Kartën e vendosjes e lirë në vëndbanim
kultura globale, ajo që lidh njerzit në planetë dhe që është kulturë e shpirtit dhe trupit(aktivitetet kulturore dhe sportive) brënda zonës të parkut jeshil të pajtimit.
të hapësirës urbane sipas modelit të spiralës balancuse në shpërndarjen e harmonisë të sfero-unazave. Lëvizja në avenitë, bulevaret ose rrugët, banoret ose vizituesit e SËRBOALBANOPOLISIT- ALBANOSËRBOPOLISIT kalojnë nëpër ambiente, hapësira, stile e arkitekturë sërbe e shqiptare.
që 5 deri në 10 vjet të çlirohen nga taksat si dhe të kenë benifikime dhe privilegje
9. MENDIMET E PERSONAVE TË ANKETUAR Gjashtë muaj para fillimit të bombardimeve të NATO-s( 7. tetor 1998. ) arkitekti Deviq ka dërguar konceptin-ide SËRBOALBANOPOLIS, qytet i bashkëjetesës, tolerancës dhe pajtimit midis Sërbëve dhe Shqiptarëve në shekullin 21, medijeve të vëndit dhe instituteve paqësore në botë. Medijet e kanë mbajtur projektin nën embargo më shumë se dy vjet. Nga bota ky projekt ka marrë përkrahje nga Anglija dhe Rusija. ”Politika”e para dhe e fundit e ka shpallur lajmin për egzistencën e këtij projekti paqësor vetëm në numurin e vitit të ri 30, dhe 31 dhjetor 2000, 1, dhe 2 janar 2001. Në vitin 2002 ky projekt është botuar si broshurë katërgjuhëshe(sërbisht, anglisht, frën-gjisht, dhe gjermanisht)”SËRBOALBANOPOLIS – qytet pajtimi i shekullit 21 “si edicion i “Prometeut“ nga Novi Sadi me recensionin e kolegëve të çquar nga esnafi urbanistik, z. Branko Bojoviq, këshilltar në IAUS dhe prof, dr Miodrag Raleviqi, kryetar i Shoqërisë të urbanistëve të Sërbisë. “Idea e kolegut tim të ri zotit Vojislav Deviq për Sërboalbanopolisin më duket interesante dhe e mundëshme për realizim. Shkaku për këtë vlerësim të kësaj idee është më shkurt kjo: Shekulli i njezetë të cilit po i afrohet fundi, mendoj se ka qënë shekulli i konflikteve të mëdha nacionale dhe ideollogjike më të mëdha në historinë e njerzimit. Njëkohësisht shekulli 20 neve që e mbajmë mënd na tregon se përpjekjet e njerzëve dhe popujve për hapësirë jetësore është e vazhdushme, e fortë e këmbëngulse se sa përleshjet e tjera njerëzore, bile dhe ideollogjike. Konflikti midis Sërbëve dhe Shqiptarëve vërtet është konflikt për hapësirë jetësore që zgjat disa shekuj dhe është shpejtuar në 150 vjetët e fundit duke marrë forma të ashpra dramatike. Pajtimi midis Sërbëve dhe Shqiptarve, nga ana humane, nuk mund të shmanget. Në qoftë se pajtimi i Sërbëve dhe Shqiptarve nevojitet, pra duhet të jetë dhe në qoftë se mundet, e me sa duket mundet, atëherë kjo mund të bëhet në një formë të hapësirës urbane i cili sipas natyrës të tij vendos kufizime dhe tolerancë, hapësirë në të cilën çdo e drejtë e njeriut dhe lirija kanë konditë dhe kufizim nga e njëjta e drejtë dhe liri e njerzëve tjetër. Për këtë qëllim idea e Sërboalbanopolisit e zotit Vojislav Deviq do ketë vlerrën e saj të plotë dhe nga ky shkak unë e përkrah atë ide. ” Ekstrat nga mendimi dhe përkrahja e doc. dr Miodrag Raleviqit, d. i. a. pesident i Shoqërisë të Urbanistëve të Sërbisëpër realizimin e idesë të SËRBOALBANOPOLIS, qytet i pajtimit të popujveve në konflikt (Beograd, janar 2000. ) ”Idea e « QYTETIT TË PAQES » që na ka propozuar i nderuari kolegu prof. ark. Vojislav Deviq në embrionin dhe konceptin e tij në tërësi ka në vetvete një vleftë universale të vazhdushme për të cilat është krijuar dhe ndaj të cilave synon e gjitha kultura urbane si sot ashtu dhe në të ardhmen. Universaliteti i «QYTETIT TË PAQES » e tejkalon idenë e krijimit fillestar të tij si «SËRBOALBANOPOLIS» ose «ALBANOSËRBOPOLIS», (qytet i pajtimit të dy popujve ), veç tani ka një mesazh tjetër, të cilin duhet ta inkuadrojmë në gjithë konceptet, modelet dhe qytetet e sotëm si një vlerë bazë e caktuar, ndaj të cilës duhet të synojë kultura ( e ardhme ) urbane . Vlera themelore e mesazhit të «QYTETIT TË PAQES » drejtohet në ndërtimin e ambienteve multietnike urbane si simbiozë e përbashkët për atë që paraqisin banorët e tij prej formave të tyre origjinale, tradicionale ( spirituale-etnollogjike ) të jetesës dhe në asnjë mënyrë nuk lejon ”anullimin, tejkalimin negimin ” për vendosjen e diçka të re që mund të refuzohet nga komunitetet që jetojnë në qytet. Praktikisht nga modeli i «QYTETIT TË PAQES » mund të përdoret dhe të realizohet në praktikë idea e ”krijimit” të tij gradualisht nga momenti i sotshëm, kështu që popujt do të drejtohen ndaj respektimit të vlerave të civilizimit që kanë etno-bashkësitë e tjera, me të cilat ndajnë të njëjtin ambient, mandej të ndërtojnë ambiente të përbashkëta të jetesës dhe banimit, punën dhe prodhimin ta aplikojnë për krijimin e rrjetës të sistemeve të shërbimit komunal dhe gjithë këto ti lidhin dhe integrojnë në një bërthamë të bashkët. Dhe më në fund si kurorë e jetës të përbashkët është formimi i pallatit-tempull që i dedikohet realizimit të pajtimit sipas vlerave te përbashkëta të realizuara dhe vlerave të jetës të përbashkët.
10. MBI AUTORIN E PROJEKTIT Lindur në vitin 1952 në Novi Sad. Ka diplomuar në degën e urbanizmit të fakultetit Arkitektonik të Beogradit më 1977. Ka specializuar urbanizmin në Universitetin PARIS VIII në Sen-Deni 1982/3. Është zgjedhur si profesor në Akademinë ndërkombëtare slovene të shkencave, arësimit dhe artit në Moskë viti 1995. Dekoruar me medalien e Shekullit të ri «Kush është kush » viti 2000 për «suksese të çmuara që kanë indikuar në jetën tonë dhe në fusha të tjera » nga ana e Institutit Baron «Kush është kush» prej Kalifornije, SHBA. Në vitin 2005 është zgjedhur si këshilltar i Institutit Gjeografik të SANU ”Jovan Cvijiq” në Beograd. Ekspert hetus, teoricien, prakticist i planifikimit të hapësirës, urbanizmit, arkitekturës, mbrojtjes të trshëgimit në ndërtim, ekollogjisë, futurollogjisë dhe projekteve gjeostrategjike. Pjesëmarrës në dhjetra simpoziume shkencore dhe specialiste të niveli të shtetit të Sërbisë, Jugoslavisë, Europës dhe të botës me referatet e tija si autor. Bashkëpuntor dhe autor i dhjetra planeve dhe projekteve urbanistike. Autor i një numuri të madh artikujsh të botuar në shtypin e përditshëm dhe special. Autor i librave: Projektet e tolerancës, mondializmit, ekumenizmit dhe fesë ortodokse, 1996(në tre gjuhë); Gjeneallogjija e fshehtë dhe e panjohur urbanistike e Novi Sadit, 1996, ;A mundet tërmeti të kërcënojë sigurencën e Novi Sadit?, 1998, ;Mesazhi Etiko-ekollogjik kolegëve Arkitektë dhe Urbanistë të Mileniumit të III, 1999. (në 5 gjuhë e çmuar në salonin Urbanistik në Nish, i njëjti vit) dhe Sërboalbanopolis-qytet pajtimi i shekullit XXI, 2002 ( në 5 gjuhë);Koncepti-ide i tempullit pankrishter për takime dhe pajtime të Shën-Jovanit Kryqëzorit, 2003 (dygjuhëshe) Autor i Hartave: Harta e objekteve kulturore të Vojvodinës, 2002. ( në gjuhën sërbe dhe angleze );Harta Kulturo-historike e Sremski Karlovcit, 2003(sërbisht, anglisht);Auto harta kulturo-historike e pallateve të Vojvodinës 2004(sërbisht-anglisht);Harta kulturo-historike-gjeografike e Frushka Gorës të shënjtë 2005, (sërbisht-anglisht);Info harta e objekteve të Vojvodinës dhe Novi Sadit 2005, (sërbisht-anglisht);Info Harta e objekteve të Novi Sadit, Beogradit, KA Vojvodina dhe të Republikës të Sërbisë 2006, (sërbisht-anglisht) Mbrojtës i shesheve të Novi Sadit, varezave dhe kishave. Partizan i ekollogjisë, krijus i idesë model-biopolisit qytet me harmoni dhe shëndet, olimpijanopolisit-qytetit të balancuar të paqes padhunë, dituri-polisit të përgjëruar qytetit vulë me barijera tolerance, asketopolis-strategji e qytetit vetëkufizus, Konakët ekumenikë afër vëndit të shënjtë te Marija e përborët në Tekije, strategjia anashkalim i jetës të qyteteve në shekullin XXI, Frushka Gora si Mal i shënjtë i tretë etj.
Foto 4. Autori SËRBOALBANOPOLISIT-ALBANOSËRBOPOLIS Vojislav Deviq
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||